Një nënë ka shpërthyer në lot, teksa përqafon djalin e saj biologjik, për herë të parë pas 28 vitesh, pasi ia ndërruan aksidentalisht gjatë lindjes. Momenti emocionues është fiksuar me atë të një video. Nënë e bir, nga Kina, u takuan pasi para dy muajsh, gruaja zbuloi se fëmija që kishte rritur për 28 vite nuk ishte i saj.
Jiang Yanli, mësoi rreth lajmit tronditës përmes një testi AND-je. Djali që ajo kishte rritur prej vitesh dhe që mendonte se ishte fëmija i saj, Zhang Qi, ishte diagnostikuar me kancer dhe Jiang, kishte vendosur të dhuronte një pjesë të mëlçisë të saj, që do t’i vinte në ndihmë për t’u kuruar.
Por pas analizave rezultoi se llojet e tyre të gjakut nuk përputheshin. Ndërkaq, me ndihmën e policisë lokale, Jiang arriti më në fund të bashkohet me djalin e tyre biologjik, Guo Ming. Tashmë Guo, oficer policie, është martuar dhe ka dhe një djalë të vogël.