28 vjeçarja nga Kosova go*ditet për vde*kje nga vetura në Cyrih

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Cyrih të Zvicrës, ku për pasojë ka mbetur e vdekur një kosovare.
E përditshmja gjermane “Blick”, shkruan se aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 22:15, ku një veturë pasagjerësh ka goditur një grua e cila ishte duke ecur në trotuar.
Kjo media raporton më tej se pavarësisht ndihmës së dhënë 28-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Mediat kuptojnë se vi*ktima është një 28 vjeçare me inicialet F.K. me prejardhje nga Kamenica e cila ka mbetur e vd*ekur pasi është goditur nga një veturë.
Policia e qytetit të Cyrihut përmes një mesazhi ka bërë të ditur se shoqëruesi 28 vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25 vjeçar që ka goditur gruan janë dërguar në komisariat për të dhënë deklaratën e tyre.