28 vjeçari nga Tetova i rre*h dhe ua then shtëpinë prindërve të tij!

Dje (06-shkurt) rreth orës 13:40 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin V.M. nga Tetova, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga prindërit e tij se në shtëpinë e përbashkët familjare në Tetovë një ditë më parë i kishte sulmuar fizikisht dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive në shtëpi.
Ai është ndaluar në Komisariat dhe për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.