Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 276 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 276 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vde*kjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste kurse numri i rasteve aktive është 3.201.