27 vjeçarja, zja*rrfikësja e parë me mbulesë

Pozita e femrave me mbulesë në punë, ka përbërë çdo herë një stereotip dhe në shumë vende të botës vazhdon të jetë i tillë masivisht. Uroosa Arshid, 27 vjeçarja nga Aspley, Nottingham është bërë zja*rrfikësja e parë me mbulesë.

Arshid tha se Nottinghamshire Fire dhe Rescue Service i kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme duke i siguruar një mbulesë të veçantë të cilën mund ta përdorë për brenda veshjeve dhe pajisjeve të punës. Një përfaqësues i kësaj kompanie tha, “Jemi të privilegjuar dhe të nderuar që mund të themi se kemi zja*rrfikësen e parë me mbulesë në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Zjarrfikësit nuk janë të panjohur për të thyer barriera dhe Urossa nuk është e dalluar nga të tjerët, ajo mund të jetë frymëzim për shumë femra që t’i bashkohen shërbimit të zja*rrfikësve”, tha Matt Wrack. Gjithashtu edhe vetë Arshid shpreson që të jetë motiv për femrat e tjera me mbulesë që t’u ecin hapave të saj.