27-vjeçari nga Tetova i jep 2000 euro për blerjen e materialit një personi nga Kumanova më pas kupton se është mashtruar

Më datë 15.01.2024 në ora 14:30 në SPB Kumanovë, një 27 vjeçar nga Tetova ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 2.000 euro. Sipas kallëzimit, personi është paraqitur rrejshëm si punëtor i një kompanie ndërtimore dhe pasi janë marrë vesh me telefon për blerjen dhe shitjen e materialit ndërtimor në Kumanovë, ia ka dhënë paratë. Siç raportohet, kur shkoi në kompaninë e ndërtimit, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.