27-vjeçari nga Çellopeku i Tetovës sillet në mënyre agresive me familjen e tij dhe sulmon fizikisht babain e tij

MPB ka njoftuar se me datë 28.06.2024, rreth orës 17:00, oficerët e policisë nga Njësia Policore e Zherovjanit e privuan nga liria M.M. (27) nga fshati Çellopek i Teyovës, pas një denoncimi se ai po sillej agresivisht ndaj familjes dhe e kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Gjithashtu, M.M. kërkohej nga Institucioni Korrektues-Penal Burgu Prilep për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg. Kundër M.M. do të paraqiten kallëzime përkatëse. Pa Censurë