27-vjeçari agjëroi mbi një muaj që “Zoti t’i falte një Lamborghini”

Një 27-vjeçar nga Zimbabve vendosi që të agjëronte 40 ditë e 40 net, me shpresën se Zoti do t’i falte një Lamborghini.
Mark Muradzira, udhëheqësi i të rinjve në Kishën e Shenjtorëve të Ringjallur në Bindura, u fsheh në mal për të shmangur tundimin e ushqimit dhe që askush të mos e detyronte që të hante. Por, një nga miqtë e tij arriti që ta gjente pas 33 ditësh. Gjendja e 27-vjeçarit ishte shumë e rënduar, aq sa mezi njihej.

Tashmë, besimtari është në spital, ku po rekuperohet ngadalë.
Edhe pse ishte një person shumë i respektuar në Kishë, anëtarët e tjerë e kanë kritikuar veprimin e tij: “Të paktën të kishte agjëruar që të gjente punë”.
Gjithsesi, ata nisën të mblidhnin paratë për t’ia blerë makinën 27-vjeçarit, por hoqën dorë kur morën vesh se duheshin të paktën 400 000 dollarë. Ato para’ që u mblodhën, do të shkojnë për faturën e spitalit.