“27 Prilli”, Ristovski: Nuk kemi bërë thirrje për dhunë, vetëm kemi shprehur pakënaqësinë

Në gjyqin për organizatorët e 27 Prillit, i akuzuari ish-ministri Spiro Ristovski filloi mbrojtjen e tij. Në sallën e gjyqit ai prezantoi video nga protestat tre vjet më parë, si dhe fjalime nga folësit të cilat ishin mbështetës të protestave kundër “Platformës së Tiranës”.

Ristovski pohoi se për 27 prillin nuk ka pasur plan dashakeqës dhe se të gjithë ata që kanë folur para protestuesve nuk kanë bërë thirrje për dhunë, por kanë kërkuar që të shprehnin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

Përveç Spiro Ristovskit, si organizator të dhunës në Kuvend të akuzuar janë edhe ish kryetari, Trajko Veljanoski, ish-ministri Mile Janakieski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.