“27 prilli’, Ristovski: Deklarata e Vasilsevskit është e rrejshme

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, Ish-ministri i arsimit Spiro Ristovski gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, tha se deklarata e Aleksandër Vasilevskit – Ninxha, në lidhje me të është e pavërtetë.

“Bëhet fjalë për deklaratë të rreme nga Aleksandar Vasilevski – Ninxha. Ditën e ngjarjes, unë nuk kam komunikuar dhe as nuk e kam takuar atë në hapësirat e VMRO-DPMNE-së, siç pretendon ai. Në atë periudhë nuk kam pasur ndonjë funksion partiak, nuk kam pasur asnjë kontakt me strukturat e partisë, deklaroi i akuzuari Spiro Ristovski.