27 persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit këtë vikend janë kapur nga policia duke vozitur ne gjendje të alkolizuar

Mbrëmjen e djeshme dhe sonte (09.10.2023) nga ora 23:00 deri në ora 05:00 në zonën e RV Tetovës, është kryer aksion kontroll i drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 27 shkelje (TE-24 dhe GV-3).

Dy shoferë (TE-1 dhe GV-1) fjatë testimit janë kapur me dy promil alkool në trup dhe tre shoferë (TE) deri në një e gjysmë promil. Të gjithë shkelësit menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe për ta janë përgatitur parashtresat e parapara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor me gjobë prej 225 deri në 370 euro në kundërvlerë në denarë, si dhe do të përballen me heqje të përkohshme të patentë shoferit nga tre muaj deri në nje vit. Përveç kësaj, në kontrollin e veprimit janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-8 dhe GV-8).