26-vjeçarja gjendet e vdekur në digën “Gradçe”


Mbrëmë në ora 20:13 në Stacionin Policor të Koçanit, nga Ndërmarrja Publike “Ekonomia e Ujërave” është raportuar se në rrëzë të digës “Gradçe” është gjetur trupi i një gruaje të vdekur.

Një mjek nga Ndihma e Shpejtë e Koçanit konstatoi vdekjen, dhe pas inspektimit dhe identifikimit nga prindërit u përcaktua se bëhet fjalë për N.J. (26) nga Koçani.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës u dërgua për autopsi, njoftoi policia.