Kurti i kundërpërgjigjet Vulinit pasi e ofendoi duke e quajtur “budalla”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ministrit të brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se ‘për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla (aluduar Kurtin), ai ndodhet në Prishtinë’.
Kurti tha se ai ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviqit. Ai madje tha se Vulin i përket atyre zyrtarëve që Millosheviqin e konsideronte si jo të mjaftueshëm radikal.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veq me neve, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së MIllosheviqit që aso kohe është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviqi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe cka thoë kur thotë atë që ju e parafrazuat”, tha Kurti në konferencën e mbajtur për media.

Ndryshe, Vulin i cili njihet për ofendimet drejtuar Kosovës dhe retorikën e tij nacionaliste e ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.
“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka thënë Vulini.