Zjarr në lagjen Autokomandë, digjet një ndërtesë

Zjarri në lagjen Autokomandë në Shkup. Një ndërtesë e braktisur u dogj aty ku dikur ishte fusha e orizit, përballë zjarrfikësve n”ë Shkup. Shefi i departamentit të zjarrfikësve në Shkup, Vladimir Simonovski, tha se zjarri u lokalizua në 15 minuta. Ne jemi duke punuar për shuarjen e tij. 20 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse po ndërhyjnë në terren”, tha ai.

“Struktura e çatisë ishte djegur tërësisht, situata ishte pak e vështirë sepse nuk mund të kishim qasje në ndërtesë nga asnjëra anë, ishte një ndërtesë murature e vjetër dhe struktura e kulmit ka rënë. Askush nuk u lëndua nga ky zjarr. Kishte një njoftim se ishte një i pastrehë që jeton pranë ndërtesës por ne kontrolluam zonën së bashku me policinë dhe nuk gjetëm asgjë”, tha Vladimir Simonovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta.