250 raste me Covid-19 gjatë muajit korrik

Gjatë muajit korrik, janë raportuar gjithsej 250 raste të Covid-19 në gjithë shtetin. Krahasuar me muajin e mëparshëm, qershorin, është regjistruar një rritje dhjetëfish e numrit të rasteve të raportuara me Covid-19, si dhe në krahasim me korrikun e vitit 2023. Nga të sëmurët në korrik 2024, numri më i madh – 148 janë raportuar nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë (43,0/100.000) është regjistruar në Kavadar. Këto të dhëna janë përfshirë në buletinin mujor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për ecurinë e sëmundjeve infektive akute për muajin korrik, publikuar pasdite.

Gjatë muajit është regjistruar një vdekje e lidhur me Covid-19. Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar te grupmoshat mbi 60 vjeç dhe te fëmijët deri në nëntë vjeç.

Në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe antigjenik për praninë e SARS-CoV-2, gjatë muajit korrik janë testuar gjithsej 906 materiale, me një rritje më shumë se dyfish në krahasim me muajin e kaluar – 409. Që nga fillimi i pandemisë, deri më 31 korrik 2024, janë raportuar gjithsej 350.875 raste të konfirmuara të Covid-19 (I=19.103,4/100.000) dhe 9.992 vdekje (Mt= 544,0/100.000; CFR=2,8%), sipas raportit të ISHP.

Gjatë atij muaji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë raportuar gjithsej 1.500 raste të sëmundjeve akute infektive – përjashtuar Covid-19, gripin, tuberkulozin, SIDË-n, AFP-në dhe mbajtjet kronike të hepatitit B dhe C dhe HIV, me një incidencë të përgjithshme prej 81,7 për 100.000 banorë.