25 vjeçarja tenton të shesë foshnjën për 3 mijë euro, donte të blinte çizme të reja

25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u arr*estua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë.
Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën.
Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arr8estua në një op8eracion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm.

Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë.
Në një video të policisë shihet Gadzhieva që fsheh fytyrën e turpëruar teksa merret në pyetje nga datektivët.
Ajo raportohet se i kishte thënë një blerësi: “Mos thuaj ‘ta shes’, kjo tingëllon e pasjellshme. Ti mund të më gjykosh por unë nuk ia dal dot.”

Gadzhieva, nga Dagestan përveç çizmeve do të përdorte paratë dhe si depozitë për blerjen e një shtëpie.
Komisioni rus i hetimit tha: “Pas marrjes së parave ajo dha i fëmijën klientit dhe i shkroi një faturë. Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi kr*imin dhe u ak*uzua. Aktualisht jeta e fëmijës nuk është në rre*zik. Hetimet vazhdojnë”.