25-vjeçarja nga Reçica e Madhe e Tetovës, ka pësuar lëndime të rënda trupore


Korigjim dhe sqarim lidhur me kumtesën e publikuar sot nga ana e SPB Tetovë, ju informojm se vozitësi në fakt është vozitësja, dhe gabimi është bërë për shkak të emrit të veçantë dhe karakteristik të vozitëses dhe dallimeve gramatigore në mes gjuhës Maqedone dhe Shqipe ku në gjuhën Maqedone nuk caktohet gjini në termin ,,Возачот” dhe se ky term përdoret për të dy gjinitë, kërkojm ndjesë për lëshimin e bërë dhe informacioni është si vijon:

Mbrëmjen e djeshme (11-korrik) rreth orës 23.00, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit të fshatit Pirok, vetura “Opel Corsa” me targa të Tetovës e drejtuar nga 22-vjeçarja K.D. nga Selca e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në këtë aks*ident, bashkëudhëtarja 25-vjeçare E.J. nga Reçica e Madhe e Tetovës, ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku menjëherë janë transferuar, kurse pasagjerja e dytë në këtë veturë H.S. (21) nga Lagjja Drenovec-Poroj ka përfunduar me lëndime trupore.
Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka inspektuar vendin e aks*identit.