25-vjeçarja nga një fshat i Tetovës raporton në polici se ish-partneri ka kryer sulm seksual ndaj saj

MPB ka njoftuar se me datë 31.07.2024 në ora 00:00 në SPB-Tetovë, një vajzë 25-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 22:00 në Tetovë, ish-partneri i saj H.A (31) nga Tetova ka kryer sulm seksual.  Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.