25-vjeçari nga Shkupi humb jetën pas një aksidenti me motoçikletë

Një 25-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë dje pasi humbi kontrollin e motoçikletës në autostradën Shkup – Tetovë.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme, aksidenti ndodhi dje në orën 21:00 në autostradën Shkup – Tetovë, në unazën e qytetit të Shkupit, pas hyrjes për në Mirkovci.

Personi D.Z. (25) nga Shkupi, po drejtonte një motoçikletë të tipit “Aprilia”, me targa të Shkupit, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident me fatalitet.

Pas aksidentit D.Z. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku fatkeqësisht nuk arriti t`i mbijetonte plagëve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.