25 shkolla do të marrin sisteme diellore fotovoltaike, mbrojmë mjedisin dhe përmirësojmë kushtet për mësim

Ministri Jeton Shaqiri ka informuar se me grant prej 1.1 milionë euro të siguruar nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës 25 shkolla do të marrin sisteme diellore fotovoltaike, mbrojmë mjedisin dhe përmirësojmë kushtet për mësim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përmirësojë efiçencën energjetike të shkollave fillore dhe të mesme me instalimin e sisteme fotovoltaike diellore.

Ndërgjegjësimi tek nxënësitë për çështjet energjetike dhe ndryshimet klimatike është prioritetet i ynë. Njohja e nevojave për tranzicion të gjelbër është integruar në sistemin arsimor.

Trajnime për integrimin e edukimit mjedisor dhe ndryshimeve klimatike në programet mësimore e ndoqën 121 mësimdhënës. Qëllimi është gjatë procesit arsimor që nxënësit të zhvillojnë kompetenca, të fitojnë njohuri, shkathtësi dhe qëndrime të domozdoshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor.