Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë sjell si donacion mbi 25 mijë testeve për CoVid-19. Këtë e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë pas insistimit të Alsat lidhur me çështjen e furnizimeve publike për testet e tenderuar nga jashtë. “Donacionet që nga fillimi i epidemisë janë: 5.000 teste nëpërmjet UNICEF-it 300 teste të shpejta nëpërmjet Allanser-it dhe 20.000 teste të shpejta nëpërmjet ATC Grup” njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë.
Shumica e këtyre teste të donuara përmes Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfunduar në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik i cili është njëri nga 10 laboratorët në vend që po bëjnë teste të tilla. Nga ISHP na thanë se çmimi i testeve të donuara nuk llogaritet në koston e faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor organ i cili është përgjegjës të paguaj këto shpenzime.
“Çmimi i një testi për detektimin e virusit korona është 3,500 denarë. Fondi e ka pranuar këtë kosto përveç nëse reagensët ose mjetet tjera janë donacion të cilat përdoren gjatë testimit. Testet e donuara hiqen nga përllogaritja e kostos së shërbimit të një testi” thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Përfshirë edhe testet e 24 orëve të fundit deri më tani janë bërë 92.550 teste në vendin tonë. Afër 9% e këtyre testeve kanë rezultuar pozitiv. Çmimi tenderues i një njësie është 57 euro duke arritur në koston mbi 5.36 milion euro të shpenzuar nga arka e shtetit./Adnan Qaili