25 fëmijë ukrainas me kancer, të cilët ikën nga lufta në vendin e tyre, sot fluturuan me një aeroplan të forcave ajrore spanjolle nga Polonia në Madrid ku do të marrin trajtim, njofton Ministria e Mbrojtjes e Spanjës.Siç raporton CNN, fëmijët të shoqëruar nga anëtarët e familjes, u dërguan menjëherë në spitalet e Madridit për kontrolle për të përcaktuar nëse do të qëndrojnë në spital apo do mund të shkojnë në strehimin e siguruar për refugjatët ukrainas të luftës, ka thënë Dr. Ana Fernandez-Teijeiro, kryetarja e grupit të onkologjisë pediatrike të Spanjës SEHOP.