Tra*gjedia në Tetovë, nesër marshohet për t’u bërë homazh vikt*imave

Grupi i tifozëve Ballistët nga Tetova, kanë njoftuar se nesër do të realizohet marsh pas faljes së namazit të xhumasë, në ora 13:30.
Marshi paqësor do të fillojë nga Sheshi Iliria – Tetovë dhe do të përfundojë në Qendrën Kovid që u shkr*umbua nga zj*arri që e kaplua mbrëmjen e 8 shtatorit.
Me marsh do t’u bëhet homazh 14 personave, pacientë dhe familjarë të tyre, që humbën jetën nga zj*arri.

“NJOFTIM!
Njoftohen te gjithë qytetarët se nesër pas namazit te xhumasë, (në ora 13:30) do të tubohemi në Sheshin Iliria në shenjë respekti dhe për t’iu bërë homazh vik*timave të rastit tr*agjik, duke marshuar në mënyrë paqësore deri tek vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Ballistëve.