Gjatë pyetjes drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, se si është e mundur që të afërmit e familjes vizitonin lirshëm të afërmit e tyre të prekur me Covid, ministri tha se nuk ka pasur më herët informacione të tilla dhe se më parë duhet të informohet pranë spitalit të Tetovës dhe më pas do të përgjigjet.
Por, ai insistoi se vizitat janë absolutisht të ndaluara në repartet apo spitalet modulare ku trajtohen pacientët me Covid. Kujtojmë se një nga viktimat e mbrëmshme ishte edhe vajza e një paciente ku qëndronte brenda për t’u kujdesur për nënën e vet, ajo vdiq në tentativë e sipër për të shpëtuar të ëmën.