24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës, janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, aktivitete këto që mund të përcillen nga qytetarët dhe mediat.

Në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.

Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Po ashtu do të bëhet edhe ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’.

Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.