Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (07-shkurt) rreth orës 16:00 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.N. nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga babai i tij 48-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.