24 vite nga humbja e Beqir Limanit, Ahmeti: “Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare”

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e 24 vjetorit të vdekjes së veprimtarit Beqir Limani, e ka kujtuar atë duke thënë se ishte ndër frymëzuesit e hapave që më vonë ndryshuan gjendjën në Ballkan. Sot, pas 24 viteve, figura e Beqir Limanit qëndron e lartësuar përkrahë figurave meritore të popullit shqiptar, shkruan mes tjerave Ahmeti.

I lindur në vitin 1952, që në moshë të re filloi veprimtarinë si aktivist. Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare në përmbushjen e detyrave për kombin. Beqir Limani ishte ndër frymëzuesit e hapave që më vonë ndryshuan gjendjën në Ballkan. Sot, pas 24 viteve, figura e Beqir Limanit qëndron e lartësuar përkrahë figurave meritore të popullit shqiptar.