24 deputetët që s’folën asnjëherë në Kuvend vitin e kaluar, Behgjet Pacolli vetëm 1 herë!

ideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka bërë vetëm një deklaratë në Parlamentin e Kosovës gjatë vitit 2022. Pacolli që ka hyrë në Parlament përmes koalicionit me LDK-në, nuk është i vetmi që ka folur kaq pak në Kuvendin e Kosovës. Edhe Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte zero deklarata në Parlament.

Gjithsejtë janë 24 deputetë që s’kanë bërë asnjë deklarim gjatë vitit 2022.

Këto gjetje janë publikuar të premten në raportin e IKD-së titulluar: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”.