23 vjeçarja vi*ktimë e dhu*nës në familje! Medina Ahmedi: “Jam dhu*nuar shumë herë nga bashkëshorti, kësaj here e denoncova” (VIDEO)

Medina Ahmedi, 23 vjeçare nga një fshat i rrethinës së Gostivarit pohon se është vi*ktimë e dhu*nës familjare. Thotë se bashkëshorti e ka su*lmuar në banesën e saj në Gostivar ku po jeton aktualisht.

“Këtu tek banesa erdh edhe kërkonte pare edhe ma theu telefonin ma nxori edhe çantën por s’mundi t’i gjejë paratë dhe më shtyu dhe më ra mua edhe djalin e shtyu dhe ma vr*au dhe kështu i ra me dorë dhe i tha mos e nguc nënën, unë sa dola nga spitali ja edhe dokumentet tek i kam. Unë jam me stres shumë të madh, me të gjithë të këqijat jam dhe nuk kam mundësi. I thash atij dil se tetë vjet më shkatërroi dhe ka tetë vite edhe nuk ka ditë natë që nuk jam e malltretuar nga ai. Ka pesë ditë që i dhamë fund edhe me polici jemi ndarë as ka drejtë t’i afrohem as temë afrohet me polici i kemi dhënë fund”, tha Medina Ahmedi.

Pohon se është dhunuar edhe më herët nga bashkëshorti, por kjo është hera e parë që rastin e ka denoncuar në polici.
“Është hera e parë që e kam paraqitur rastin në polici jam dhunuar shumë herë, jam malltretuar shumë herë kam qëndruar pa bukë, kam lypur për fëmijë, të tregojë drejtë si vëllait tim, kam lyp për fëmijët”, shtoi 23 vjeçarja Medina Ahmedi.

Tregon se ka nisur procesin e divorcit dhe po pret të nisë procesi gjyqësor.
“Kam qenë më kurorë edhe tash duhet të ta prishim kurorën me gjykatë varet ku do në vijnë letra për në gjykatë, për tretin fëmijë kam marrë edhe tash si kam dokumentet, nuk ma jep pasaportën tha çfarë të duan bëni”, potencoi Medina Ahmedi. Dhuna e denoncuar figuron edhe në raportin e policisë së rajonit të Tetovës.

“Më 3 janar rreth orës 18:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili paraprakisht në një banesë në Gostivar, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 23-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre të mitur. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë.

23 vjeçarja Medina për momentin është duke jetuar në një banesë në Gostivar që ia ka paguar një bamirës. Vite më parë në fshatin Gradec kësaj familjeje i është ndërtuar një shtëpi e cila për momentin qëndron e mbyllur.