23-vjeçarja u abuzua seksualisht nga kryeplaku i fshatit! Dëshmia e rëndë e nënës: E gjetëm djalin në shtëpi, ishte i pirë

Nëna e 23-vjeçares që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë, tregon ngjarjen për Top Channel.

Sipas dëshmisë, vajza u përdhunua në shtëpinë e saj kur prindërit po punonin në tokën bujqësore.
“Ishim në arë. Vajzën e lamë në shtëpi. Erdhi burri dhe gjeti djalin të zhveshur në korridor. Ai ishte i pirë. Vajza më tha se gjithçka ndodhi pa dëshirën e saj. Kur e gjeti burri në shtëpi, ai iku me vrap. Burri e ndoqi që të sqaroheshin, por ai na ofendoi.

Me djalin nuk takoheshim më parë, kishim hyrje dalje si të gjithë fshatarët. Nuk kemi pasur konflikte më parë. Vajza nuk është mirë, është tronditur”.