23-vjeçar nga Shkupi me probleme shëndetësore ikë nga shtëpia , dyshohet se ka shkuar në Kosovë


Sot (19.12.2023) në Stacionin Policor në Çair, A.B. nga Shkupi ka raportuar se djali i tij B.B.(23) nga Shkupi, i cili kishte probleme shëndetësore është larguar nga shtëpia dhe për të cilin supozon se ka shkuar në Kosovë. Po merren masa për gjetjen e personit.