23 vite nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra


Sot shënohet 23 vjetori i rënies heroike të komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Ilaz Kodra, bashkëluftëtarë i komandantit legjendar Adem Jashari dhe një nga themeluesit e UÇK-së në Zonën e Drenicës.

Ilaz Kodra, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri kujtohet si një nga luftëtarët më sypatrembur dhe më guximtarë që mori pjesë në shumë beteja dhe aksione të organizuara kundër forcave ushtarako policore serbe, përcjell Jepi zë.

Ai besonte fuqishëm në lirinë e Kosovës dhe ishte i pathyeshëm përkundër faktit që gjatë luftës kishte përjetuar edhe rënien e shokëve të idealit si Adem Jashari e Fehmi Lladrovci, me të cilët kishte projektuar embrionin e shtetit të Kosovës.