23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, totali shkon në …

Shkon në 146 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 deri sa janë kryer 111 testime.

Për momentin gjithsej në Shqipëri janë testuar 1041 raste të dyshuara dhe prej të cilëve 146 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.