2,259 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus pas testimit të 388 mostrave.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

27,304 persona janë testuar, ndërsa kanë humbur jetën 98 persona.

Numri i të shëruarve ka arritur në 2,156 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 4,512 raste nga 27,304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,259”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK’së.