“224 km/h me Sharan” – Ja sa dënime u shqiptuan për shpejtësi në Maqedoninë e Veriut (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (02.04.2022), në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shqiptuar 188 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Nga MPB njoftojnë se 91 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 97 të tjerë kanë shkelur rregullat jashtë vendbanimeve.

“Prej tyre, 10 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë sesa e lejuara, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së. Nga fotografitë e shpërndara nga MPB, shihet se radarët kanë kapur një veturë VW Sharan me shpejtësi prej 224 kilometrave në orë.