22 vjet padrejtësisë për viktimat e masakrës së Abrisë (VIDEO)

Sot u mbushën 22 vjet nga humbja e shumë jetëve të pafajshme në njërën nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë.

Në Abri të Epërme, ishin vrarë 23 shqiptarë civil të moshave të ndryshme, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Pamjet në vijim mund të jenë të rënda për fëmijët dhe njerëzit me shëndet të ligë, por rekomandohen gjithsesi për ata që nuk bënë asgjë për dënimin e kriminelëve.