22 vik*timat e Kovid-19 të regjistruar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë rezultojnë të jenë përmbledhje e vik*timave nga 24 dhe 25 tetori dhe të raportuara si vik*tima të 24 orëve të fundit. Një raport të cilin e ka siguruar televizioni Alsat dëshmon se 17 nga 22 vik*timat kanë ndërruar jetë më 24 tetor ndërsa 3 vik*tima tjera më 25 tetor.
Për një vik*timë 88 vjeçare nga Kriva Pallanka nuk potencohet data e vd*ekjes ndërsa një vik*timë tjetër nga Gostivari e moshës 75 vjeçare raportohet të ketë ndërruar jetë më 25 tetor në kushte shtëpiake. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmon se raporti i 24 orëve të fundit ndonjëherë i thirret edhe vik*timave të 1 ose 2 ditë më parë për shkak të rezultatit të vonuar nga tamponi post-mortum.
Regjistrohen edhe vik*tima të 24 orëve të mëparshme. Mundet një ose dy vik*tima të përfshihen në raportin e fundit për shkak të rezultatit të vonuar ose problemeve teknike administrative – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Raste të tilla sporadike janë regjistruar edhe më parë kur vik*timat si pasojë e virusit Korona janë përfshirë në raporte një ose dy ditë me vonesë./Adrian Kerimi