22 Nëntori – ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni

22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip do të jetë ditë jo pune për shqiptarët e Maqedonisë. Kështu njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2022 (e martë) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e komunitetit shqiptar për Ditën e Alfabetit Shqip”, thuhet në njoftim.