Në deklaratën me shkrim të bërë nga Doktorët e Rruzullit Tokësorë, që ndihmojnë në mënyrë vullnetare njerëzit që kanë nevojë për shërbime shëndetësore në tërë botën, rikujtohet se për shkak të rëndësisë në rritje për ujë në botë, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është marrë vendim që 22 marsi të festohet çdo vit si “Dita Botërore e Ujit”.
Në deklaratë tërhiqet vëmendja se në këtë ditë ka njerëz që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, që është i nevojshëm për të vazhduar një jetë të shëndetshme dhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 2 miliardë njerëz janë të detyruar që nevojën për ujë të pijshëm ta sigurojnë nëpërmjet ujit të ndotur.
Si pasojë e diarresë së shkaktuar nga pirja e ujit të ndotur çdo vit vdesin rreth 502 mijë njerëz – bëhet e ditur në deklaratë dhe përdoret shprehja: “Kur të arrijmë në vitin 2025 parashikohet, që gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në rajone ku qasja në ujë është e kufizuar”.
Në deklaratë bëhet e ditur se Doktorët e Rruzullit Tokësorë, me qëllim pengimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, kanë siguruar ujë të pijshëm për 120 mijë njerëz duke hapur 172 puse uji në Çad, Kenia, Kongo, Somali dhe Afganistan, ku përjetohen thatësira dhe ku mungon infrastruktura.
Doktorët e Rruzullit Tokësor kanë zhvilluar projekte në rreth 50 vende si Afganistan, Siri, Somali, Gazë, Uganda, Jemen, etj., dhe kanë si qëllim që të arrijnë në mënyrën më të shpejtë në rajone ku ndjehet nevojë për shërbim mjekësor, duke filluar nga vendet që përballen me fatkeqësi natyrore.