22 kosovarë bllokohen në Aeroportin e Shkupit

Situata aktuale e shkaktuar si pasojë e pandemisë COVID-19, në Kosovë dhe rajon, po shfaq probleme edhe në pikat kufitare të Vërmicës, Merdares dhe Hanit të Elezit.

Madje kjo e fundit lidhet me rastin e 22 shqiptarëve kosovarë, të cilët janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shupit, për shkak se janë mbyllur kufijtë nga të gjitha anët.

Siç njofton Alsat,këta 22 kosovarë së bashku me 32 shqiptarë të tjerë të Shqipërisë, të kthyer nga Katari, janë bllokuar në Aeroportin e Shkupit, pasi që Shqipëria dhe Kosova nuk lejojnë hyrjen e asnjë udhëtari nëpërmjet kufijve të tyre për shkak të pandemisë së virusit korona.
Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë është raportuar për katër persona, rezultatet e të cilëve kanë dalë pozitive me koronavirus, duke shënuar kështu gjithsej 13 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para në vendin tonë.