2100 kilogramë ka*nabis nga Afrika e Jugut në Maqedoni

Instadose Pharma Corp dërgoi 2.125 tonë metrikë (2,125 kilogramë) kan*abis medicinal legal nga Afrika e Jugut në Maqedoninë e Veriut, njoftoi të mërkurën kompania në fjalë. Kjo sasi rekorde përfaqëson dërgesën më të madhe të kan*abisit në nivel global deri më sot.

Dorëzimi i 2.125 tonë metrikë nga Johannesburg, Afrika e Jugut, në Shkup përfundoi më 25 dhjetor 2021.
Instadose Pharma Corp me bazë në Virxhinia, është kompani kultivimi, prodhimi dhe shpërndarjeje globale për kan*abisin medicinal dhe vajin kanabinoid.
Sipas një njoftimi për mediat, produkti është shitur dhe është i destinuar për klientët farmaceutikë të licencuar në Bashkimin Evropian.

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut u lejua në vitin 2016 me ndryshimet e Ligjit për kontrollin e drogave dhe substancave psikotrope. Që atëherë, ka pasur debat të vazhdueshëm për lejimin e përdorimit rekreativ të kësaj substance. Aktualisht, qeveria ka dhënë rreth 60 licenca për kompanitë për prodhimin e kanabisit mjekësor./Portalb.mk/