21 vjet nga rënia e dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi


Në 21 vjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001 dhe rënies së dëshmorit të parë Muzafer Xhaferi, sot bashkë me familjarë, veteranë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve u përkujtuan dhe u nderuan me shumë krenari të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë të shtrenjtë e për ditë më të mira të kombit tonë.

UÇK dhe bijtë më të mirë që sakrifikuan veten 21 vite më parë janë dhe do të jenë dëshmia e vërtetë se kombi është gjëja më e shtrenjt për shqiptarët.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët. LAVDI!