21 vjeçarja shtatzënë me koronavirus ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë, vd*iq pas lindjes

Gjatë mbrëmshme në QKUK në klinkën intensive ka vdekur një 21 vjeçare e cila ishte shatëzënë dhe kishte Covid-19.
21 vjeçarja nga Podujeva me inicialet D.P. pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë por që nuk ka mundur të mbijetojë. 21 vjeçarja po ashtu ishte e infektuar me coronavirus.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19” tha Krasniqi. Vik*tima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i ishte kryer lindja.