21 vjeçarja që tallej në rrjetet sociale me distancimin social u infektua me virusin korona

Një 21-vjeçare që mburrej në rrjetet sociale se nuk praktikonte distancimin social është diagnostikuar e prekur nga koronavirusi i ri.
Ireland Tate, nga Tennessee në SHBA, postonte videon moskokëçarese vetëm disa ditë para se të shfaqte simptomat.
Ajo u thoshte ndjekësve të saj se “e di që duhet të jem në vetë-karantinë dhe të mbaj distancën sociale, por nuk merakosem për këtë”.

“Shumë mirë e kuptoj, por thjesht nuk besoj se më kap virusi”,thoshte ajo disa ditë para se të ndehej keq e më pas te rezultonte pozitive me Covid-19.

E reja vazhdonte të tregonte për veten edhe pas kapjes nga sëmundja: “Më duket sikur dikush është ulur mbi gjoksin tim gjatë gjithë kohës. Mezi marr frymë, jam kollitur derisa fyti është gjakosur”.
Ajo tha më tej se besonte se kishte marë sëmundjen nga një mikja e saj dhe tashmë i rekomandonte të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi. “Megjithse ju mund të mos jeni të prekur, ju mund të infektoni gjyshen apo gjyshin e dikujt tjetër, xhaxhallarët apo motrat”.

SHBA ka kaluar tashmë numrin e të infektuarve në Kinë e Itali me 86,000 të prekur nga koronavirusi.