21 vjeçari që pinte 4 pije energjike në ditë kaloi dy muaj në spital

Një 21 vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar u desh të br*aktiste universitetin pas disa muajsh duke lu*ftuar me një sëmundje misterioze.
Mjekët zbuluan se ai kishte probleme të zemrës dhe veshkave pasi kishte pirë katër pije energjike çdo ditë për dy vjet.
Mbidoza e kafeinës mund të jetë kërcë*nues për jetën, me simptoma si mungesa e frymës, të përziera dhe dridhjet.

Megjithëse u shërua përfundimisht, ai fillimisht u konsiderua si një kandidat për transplantime organesh, dhe ai kaloi më shumë se një javë në kujdes intensiv, dhe gati dy muaj gjithsej në spital.
Pacienti pinte katër pije energjike çdo ditë, shkruajnë autorët e studimit nga Spitali St Thomas ‘në Londër.
Kjo është rreth 640 mg kafeinë në ditë, shumë më tepër se dozimi i rekomanduar i sigurt i 400 mg kafeinë, sipas FDA.