21 vjeçari nga Tetova me mjet metalik rreh 19 vjeçaren me të cilën ishin në prag martese!

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-prill) rreth orës 14:50, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin L.S. nga një fshat i Tetovës, i cili njëzet minuta më parë ishte raportuar nga gruaja e tij e pamartuar 19-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Në sulmet, sipas raportit, L.S. ka përdorur edhe mjete metalike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe me parashtresë përkatëse dhe në koordinim me prokurorin publik, sot (19-prill) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.