21 vjeçari nga Tetova humb jetën nga Covid-19!

Dje pas dite ka ndërruar jetë 21 vjeçari i cili ishte i shtrirë në Repartin Infektiv në Spitalin e Tetovës për më shumë se 5 ditë!

I riu nuk mundi të mbijetojë edhe përkundër që nuk lëngonte nga asnjë lloj sëmundje tjetër kronike.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7,084 teste dhe 1,210 raste të reja me COVID-19. Në Tetovë janë 177 të infektuar!/Pa Censurë!