Më datë 09.09.2024, zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Rogaçevë, kanë privuar nga liria personin V.M.(21) nga Jazhinca e tetovës dhe një të mitur nga Republika e Kosovës, për arsye se tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.