Pas 21 viteve kontribut në aeroportin e Shkupit, Muharem Imeri nga Shkupi- Studeniçani është larguar nga kjo ndërmarrje nën arsyen e krizës së pandemisë.
”Duke u nisur nga fakti se jetojmë në kohë të pandemisë udhëheqësia e ndërmarrjes “TAV” nuk e pa të arsyeshme të më vazhdon kontratën e punës apo kthimin e vendimit të punës të cilin ma prishën në vitin 2018”, tha Imeri.
Për më shumë, Imeri ka sqaruar edhe se si “TAV” katër vite më parë i prishi vendimin.
“Rasti ka ndodhur në 2018 kur në kërkesën që e bën çdo punëtor i ndërmarrjes “TAV” në lidhje me vazhdimin e certifikatat e sigurimit apo “bexhin e punës” që është një ankth për secilin të punësuar nga se nuk dihet përgjigjja nga Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim, apo edhe pse çdo i punësuar para vazhdimit të këtij sertifikati nxjerr dy vendime nga gjyqi që nuk janë të dënuar dhe nuk udhëhiqet ndaj tyre procedurë gjyqësore. Në rastin tim konkret mendoj se jam i dë*mtuar pasi që sertifikati i sigurimit kishte ende afat para se të më anulohet apo prishet vendimi i punës.
Konkret me 13.11.2018 më merren kartelat e punës dhe “bexhi” i sigurimit i cili ka afat deri me 20.12.2018, arsyetimi përgjigja negative nga Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim i shpallur “i rrezikshëm për sigurinë e shtetit, dhe me automatizëm udhëheqësia e ndërmarrjes më jep vendim për largim nga puna, ku brenda 15 ditëve përgjigja negative bëhet pozitive dhe me 29.11.2018 vazhdoj punën por me kontratë në vepër, në pyetjen time se “bexhi” ende ka afat deri me 20.12.2018 përgjigjja e ndërmarrjes është merr ose shko”, tha Imeri.
Ai thotë se po ashtu i ka pyetur se si është e mundur juridikisht që të japin vendim për largim nga puna kurse kur kthehem me 29.12.2018 më thonë se je llogaritur ose ke qenë në pushim vjetor.
“I pyes haptazi nëse ke vendim për largim nga puna, a mund të jesh në të njëjtën kohë në pushim. Mos vazhdimi i kontratës arsyetohet shkaku i krizës së pandemisë. Haptas i pyes udhëheqsinë e ndërmarrjes TAV se sa ata kontribuojnë për këtë tejkalim krize me rrogat e tyre astronomike”, përfundoi ai.
Ai paralajmëroi se këtë vendimin për largim nga puna në kohë pandemie do e ankimoj tek avokati i popullit dhe tek të gjitha instancat tjera të drejtësisë. /News33