21 masa urgjente reformash që kemi nevojë ne qytetarët!

1. Sigurim i lëvizjes të lirë, pa afate si leje bu*rgu, në vendet e Bashkimit Europian, çka i jep fund emigrimit të shqiptarëve.
2. Kthim dhe kompensim i menjëhershëm i pronës dhe dhe legalizim i të gjitha ndërtimeve jetike.
3. Hapje e tregut në bursë dhe çdo privatizim të mirash publike të krijojë mundësinë që 50 përqind e aseteve të blihen me ak*sione të vogla nga qytetarët.

4. Të gjithë të zgjedhurit të votohen nominalisht nga votuesit si për deputetë ashtu edhe këshilltarë bashkie.
5. Vendosje e jurisë qytetare dhe pjesëmarrje e qytetarëve në trupat gjykuese.
6. Veting i të gjitha pasurive të politikanëve dhe nëpunësve.
7. Privatizim i të gjitha shërbimeve të rrjetit të shpërndarjes të ujit dhe elektricitetit duke krijuar konkurrencën për këtë treg!

8. Shkëputjen e mediave nga cdo financim tjetër veç reklamës në televizion dhe ndarje e prodhimit nga transmetimi i programeve televizive etj.
9. Asnjë kryeministër më shumë se një mandat katërvjeçar.
10. Shkëputje e administratës publike krejtësisht nga kryetarët e bashkive dhe ministrat.
11. President i zgjedhur direkt nga populli dhe me kompetenca për të shpërrndarë Kuvendit sa herë ka kriza ose brenda disa kushtesh.

12. Heqja e imunitetit të të zgjedhurve dhe vendosja e afateve për gjykim dhe matja e performancës të gjykatësve me kritere të qarta.
13. Vendosja e kuotave për kulturën shqiptare në televizione.
14. Asnjë familjar i një deputeti ose nëpunësi të lartë në administratën publike nëse nuk ka qenë më parë aty.
15. Rregjistrimi i kujtdo me të drejtë vote në një ose disa njësi administrative nëse paguan taksa aty. Zgjedhje e lirë rast pas rasti se ku dëshiron ta realizojë të drejtën e votës.

16. Hapje dhe rinumurim i kutive të votimit kudo që një kandidat e kërkon.
17. Futje në treg e të gjitha pasurive kombëtare me aksione dhe dhënie me qira afatgjatë.
18. Vendosja e sigurimit sovran nga shteti i bankës të emigracionit. Cdo vendosje parash nga emigrantët e siguruar me ligj kushtetues.

19. Depolitizim dhe hapje aksionesh për të gjitha institucionet kulturore, shkencore, arsimore universitare.
20. E drejta e qytetarëve të çdo njësive bashkiake për të rrëzuar me referendum lokal cdo vendim të konsiderauar të padrejte.
21. Asnjë nëpunës publik i administratës qendrore nuk mund të jetë antar i këshillit bashkiak lokal.